Shkëndija ka fituar derbin e Tetovës kundër Renovës, falë një goli të shënuar nga Sindrit Guri që në fillim të takimit dhe tashmë afrohet me tetë pikë me Shkupin e vendit të parë.

Sulmuesi shkodran gradualisht po shfaqet si protagonist per ekipin e tij te ri me te cilin u bashkua ne fundin e merkatos se veres dhe me shume mundesi ne javet e ardhshme do te shenoje edhe te tjere gola.

Nderkohe kryesuesit e kampionatit kanë pësuar një humbje dramatike në transfertë ndaj Makedonija GP. Këta të fundit shënuan të parë me një penallti, por Shkupi reagoi dhe barazoi për katër minuta me Gjorgjievski.

Fatet e ndeshjes u vendosën në shtesë, kur Filipovski realizoi golin që e nxri skuadrën bardhekaltër të mposhtur. Nga ekipet shqiptare sot ka festuar edhe Struga, që mposhti Pelisterin e vendit të fundit me një gol të Maleski.