Laçi-Vllaznia, e cila u mbyll me fitoren 1-0 të kurbinasve, u gjykua nga arbitri me stemën e FIFA-s, Eldorjan Hamiti, dhe Rexha me Mahmutajn ishin ndihmës të tij.
Ndeshja ishe e luftuar dhe arbitri u mundua të menaxhonte dhënien e kartonëve, por nuk munguan edhe rastet e dyshimta.
Në minutën e 56-të Junuzi gjatë një dyluftimi godet Deliun në fytyrë, por gjyqtari i kursen të verdhin.
Minuta 67: Harmon shërbehet në zonën shkodrane dhe nga pas ka mbulimin e Adilit. Gjatë kohës që sulmuesi po mundohej të kontrollonte topin, shikohet dora e Adilit që prek “sferën” dhe më pas ka një mbulim të ashpër.
Në këtë rast duhej dhënë penallti për Laçin, pasi Adili e ka prekur topin në zonë, edhe pse ishte si me stil dhe e fshehur. Vendim i gabuar i gjyqtarëve.