Kukësi-Vllaznia ishte sfida e parë e javës së 32-të të Kategorisë Superiore. Nje ndeshje qe kishte shume gjera brenda saj.
Takimi i luajtur në “Ebasan Arena”, u mbyll me rezultatin 3-1 për verilindorët që u rikthyen te fitorja pas 3 humbjeve radhazi, ndërsa nxorën nga gara për titull Vllazninë.
Në këtë ndeshje nuk kanë munguar as momentet e dyshimta. Në minutën e 75-të kur ndeshja ishte 2-1 për Kukësin, Ardit Hoxhaj pengohet në zonë nga portieri Xhika.
Nga pamjet filmike duket qartë që portieri I verilindorëve pengon sulmuesin e Vllaznisë duke vendosur dorën dhe nuk e lejon që të kthehet.
Gjyqtari kryesor, Kridens Meta vendosi të vijonte lojën duke mos akorduar penallti që mund të kishte ndryshuar rrjedhën e ndeshjes./newsport/