Arbitri Marciniak gjykoi një ndeshje relativisht të mirë. Polaku kishte ndeshjen nën kontroll dhe menaxhoi mirë lojtarët në fushë.

Pas golit të shënuar nga Suedia ndeshja u bë më e vështirë për të. Por, në minutën e 12-të, Bergut iu mohua një penallti e pastër, pas ndërhyrjes së Boatengut që shkakton faull, duke prishur ekuilibrin e sulmuesit.

Arbitri duhet të akordonte penallti dhe karton të verdhë për mbrojtësin gjerman.

Ndoshta duhet të kishim një ndërhyrje të sistemit “VAR”. Në minutën e 82-të, Boateng ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes nga prapa të kundërshtarit.

I merituar kartoni i dytë që përkthehej në të kuq për të. Këtu “VAR” ndërhyn dhe jep vendim të saktë.