Një tjetër goditje e fortë për besueshmërinë e financuesve kinezë të Milanit.

Gjykata popullore e Shenzhen ka deklaruar zyrtarisht falimentimin e “Jie Ande”, kasafortës së Yonghong Li, presidentit të Milanit.

“Corriere della Sera” e bën të ditur lajmin, duke sqaruar se deri dje kishte një kerkësë për liikuiditetin e kësaj kompanie. “Jie Ande” është aksioneri kryesor në bursën e Shenzhen.

Në fakt, sipas asaj që thuhet në artikull, kjo gjë nuk ka efekt direkt në klubin kuqezi.

Pasojat mund të jenë në lidhje me besueshmërinë e presidentit, që mund të marrë goditje të tjera.

Për Milanin ëhstë shumë e rëndësishme ta mbyllë bilancin më 30 qershor dhe të gjejë mundësi për të rifinancuar për borxhet.

Një ndihmë në këtë drejtim mund të vijë nga fondi amerikan Elliot, që mund të japë një shifër, që shkon në 30-40 milionë euro.

Kjo shifër do t’i shërbente Milanit si garanci pas një muaji për në UEFA dhe do t’i garantonte të ardhmen në kupat e Europës. Nuk bëhet fjalë për një dhuratë, por llogari të tjera. /Vipsport/