Sunday, February 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMposhtën Egnatian në transfertë, Ardian Nuhiu: Kampionati sapo ka filluar

Mposhtën Egnatian në transfertë, Ardian Nuhiu: Kampionati sapo ka filluar

Tirana ka triumfuar në transfertë përballë Egnatias, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Rrogozhinës përfundoi 0-1. Pas këtij dueli ka folur trajneri fitues, Ardian Nuhiu. 

“Në fakt në asnjë moment s’kemi garanci, kampionati sapo ka filluar, kemi ende shumë punë. Është herët, por dua të falënderoj presidentin që ka bërë sakrificë për të sjellë futbollistë kualitativë, por edhe drejtuesit. Pjesa që ka ndryshuar te Tirana është kualiteti dhe karakteri i grupit. Po shoh një grup të bashkuar që duan të gjithë suksesin. Padyshim kjo na bën neve krenarë. Ne kemi ende shumë punë për të bërë sepse është ende fillimi.

E dinim për kualitetin e kundërshtarit, nuk diskutohet. Skuadër e mirë me kualitet që dëshiron të ketë topin. Lëviz mirë në mbrojtje. Padiskutim që ishim përgatitur që në zonën e dytë e dinim që do e kishim topin më shumë. Ishim përgatitur që të mbroheshim mirë në zonën e dytë dhe të shfrytëzonim shpejtësinë e Redon Xhixhës dhe Tabekou. Por falënderoj dhe përgëzoj futbollistët për mënyrën se si u qasën në këtë ndeshje.

Nuk dua të veçoj asnjë futbollist, të gjithë janë të barabartë dhe po luftojnë në fushë. Në varësi të kundërshtarit ne do të përgatitim ndeshjet. Egnatia na detyroi sot që të mbroheshim. Por në momentin që do të kemi nevojë dhe e dimë që kemi më shumë kualitet se kundërshtari, por besoj fuqishëm tek ky grup për t’u përballur me skuadra të forta siç është edhe Egnatia. Nuk do të ndalojmë, me këmbë në tokë të vazhdojmë të punojmë. Do të përgatisim ndeshjet se si do të ballafaqohemi.

Largimi i Alvarez, Ernest i dëmtuar ashtu si Xhixha sot, trembeni? E dinim që do të ishte e vështirë. Po fillonte kampionati shumë shpejt dhe pa kaluar fazë jemi detyruar që t’i fusim futbollistët në fushë”, tha Nuhiu.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments