Tirana mposhti ditën e djeshme Kukësin me rezultatin e thellë 4-0. Bardheblutë bënë një ndeshje perfekte duke fituar me “poker” falë dopietave të Xhixhës dhe Seferit.

Në një përballje të tillë me një rival direkt për titull kampion nuk mund të mungonte as premio nga presidenca e Tiranës.

Presidenti Refik Halili kishte vendosur në dispozicion rreth 15 milionë lekë të vjetra për lojtarët në rast se do të merrnin 3 pikë. Lojtarët arritën të fitonin, madje me spektakël dhe tashmë do të marrin premion e premtuar nga drejtuesit.

Me 3 pikëshin e djeshëm, Tirana ka nisur “arratinë” pasi tani është 9 pikë para Kukësit dhe Laçit, por kurbinasit kanë një ndeshje më pak dhe do të luajnë sot ndaj Partizanit.