Java e 23-të e “Abissnet Superiore“-s është mbyllur me rezultate befasuese.

Vllaznia largohet nga stadiumi me një rezultat zhgënjyes.

Shkodranët janë mposhtur në shtëpi me shifrat 0-1 nga Kastrioti. Pas përfundimit të ndeshjeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Ti Bo Gol” në “Oversport”.

Rustami (Kastrioti): “Vështirësia në “Loro Boriçi“ dihet. Kishim ardhur për rezultat pozitiv. Ky trepikësh na kënaq për ecurinë e mëtejshme. Për ne çdo ndeshje është finale tani.

Besoj se me do ia dalim. Unë jam nga Kruja dhe kam një jetë të tërë në sport. Është kënaqësi t’i shërbej Krujës. Edhe sezonin e shkuar, me pak pikë, por me qetësi dhe duke punuar fort ia dolëm. Shpresoj t’ja dalim edhe këtë vit.“.