Opinion nga Aleksander Kaçi

Sot ishte nje dite e bukur futbolli. Nje ditë e nje futbolli sa cilesor aq dhe te vertetë. Dy Mançesterat fituan ne saje te nje loje te bukur, plot spektakel e rezultative. Natyrisht qe ne fushen e lojes kishte yje nga lojtaret ma cilesor. Por ajo qe mbi gjithçka vleresova sot, ose me mire te them, kam ne bindjen time se duhet vleresuar ishin trajneret e ketyre kater skuadrave, por dhe te tjerave, qe me impresionuan e me impresionojne me pregatitjen qe u bejne lojtareve, me organizimin qe u bejne ekipeve qe drejtojne e me kompetencen pothuajse prefekte te drejtimit gjate lojes. Kam pershtypjen sikur ekipet qe keta trajnerë drejtojne paraqiten e paraqesin ne fushen e lojes pothuajse gjithçka te karakterit te trajnereve. Njeri ka te spikatur disiplinen, tjetri inteligjencen dhe tekniken, nje trajner tjeter eshte diçka me shum taktik e me radhe… tipare qe dukshem ekipet qe drejtojne i spikasin ne lojen e tyre. Per mua futbolli pothuajse eshte absolutisht meritë e trajnereve, sidomos e dukshme kjo tek lojtar te njejte qe perpunohen e i ndryshojne vlerat ne kushtet e drejtimit te tranereve te ndryshem. Por me cfar shohim sot ne futbollin e Madh Boteror, trajneret po vleresohen, bile jane shum te kerkuar sidomos sipas cilesive te vecanta. Per kete eshte e tepert te jipen shembuj te cilet jane ma se te njohur. Por kjo dukuri dhe vlere duket se ne futbollin Shqiptar nuk mund te them se nuk njihet, por them me plot goje se nuk respektohet. Vashdoj te kembengul, trajneri eshte cilesia dhe ai qe pregatit futbollin per tu pelqy. Dhe kjo kerkon sadopak te mesojme nga pervoja e zhvilluar Boterore. Tu japim trajnereve Meriten e te berit te futbollit, tu respektojme personalitetin e dijet e ti perkrahim ne betejen e veshtir per te pregatit edhe lojtaret dembel Shqiptar ne nivele te larta. Nese duam qe te kemi futbolliste Shqiptar, nese duam te kemi Kombëtare shqiptare, nese duam te kemi ekipe Shiptare cilesore dhe konkuruse ne Europe, duhet ne radhe te pare te kemi trajner te mire. Une mendoj se ne kemi trajner te mire, por eshte shkaterru institucioni i trajnerit. Puna ka ardhe deri aty sa trajner shume te mire, me dije e punetor te padiskutueshem te neperkemben, te punesohen e shkarkohen pa asnje respekt per to, por vetem se duhen disa pike me x apo y skuader, qe ne fakt nuk i vlejne asgja futbollit. Puna ka ardhe deri aty sa personaliteti dhe mundesia per te drejtuar ne Shqiperi e nje trajneri te varet edhe nga lojtar e grup lojtaresh pa asnje vlere e perspektivë, por vetem se keta lojtar kane ne dor marrjen ose jo te disa pikeve. Dhe ketu faji eshte shum i madh i drejtuesve te Futbollit te Klubeve. Keta Drejtues duhet ta dine se kurre Profesori nuk ka faj nese nxenesi nuk deshiron te marre me shume se noten pese. Sado te lodhet Profesori, sado i ditur te jete nese nxenesi nuk punon me kembengulje, disipline, sistematikisht me deshire per te arrit rezultate te larta, kurr Profesori nuk do te marre ate qe mendon nga nxenesi. Ndaj faji nuk eshte i profesorit, por i nxenesit qe nuk don te jete ne nivelet qe sot kerkon koha. Keshtu eshte dhe puna e trajnerit, nese keta lojtare sot ne Shqiperi kerkojne te rrine ne keto nivele pregatitje siç po deshmjne sot, ateherë nuk do te ken rezultate konkurruese. Dhe kete e din trajneret tane, por s’mund ta thonë sepse perballjen me mosperkrahjen dhe menjanimin nga trajnimi. Kjo nuk duhet te ndodhe, kjo eshte e kunderta e asaj qe duhet bere. Eshte koha te kuptojme qe duhet tu japim nje vlere e perkrahje tjeter trajnereve. Nese ndjekim shembujt boterorë me siguri do fillojme te rregullojme ngapak ngapak edhe ecurin e futbollit Shqiptar. Trajneret duhen respektu, duhet t’u jipet kohe dhe autoritet i plote, duhen mbrojtur nga thashethemet e vogla te interesit e aq ma shum nga pesha e rezultateve nganjeherë krejt te stisura e te pakuptimta. Rezultatet e trajnereve e futbollit jane futbollistet e pregatitur e konkurreus, rezultatet e trajnereve e futbollit jane lojërat e bukura te ekipeve. E keto nuk mund te vine me sistemin e tanishem te trajtimit te postit te trajnerit, post i domosdoshem i cili pregatit futboll e futbolliste. Nese kerkojme nivele ne futboll duhet qe ti respektojme ne nivelin e maksimal trajneret ne detyren e tyre.