Ndodhi ajo që paralajmëruam. Sherif Kallaku lë Vllazninë dhe i bashkohet Teutës. Dy klubet kanë arritur marrëveshjen për trajnerin e tij dhe janë vetë shkodranët që e kanë zyrtarizuar një gjë të tillë pëmes postimit të mëposhtëm:
“Faleminderit, Sherif!
KF Vllaznia njofton se ka arritur marrëveshjen me KF Teuta për transferimin e futbollistit Sherif Kallaku.
Falënderojmë Sherifin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë me fanellën kuqeblu gjatë kohës që ishte pjesë e klubit tonë.
I urojmë suksese në vazhdim të karrierës së tij sportive dhe e falënderojmë për gjithçka dha për Vllazninë.
Suksese, Kallaku!”


