Tirana fitoi në “Air Albania” ndaj Laçit me rezultatin 1-0, duke vulosur kështu fitoren e rradhës. Ndeshja ishte tepër e komplikuar për të dyja ekipet, ndërsa goli erdhi pas një gabimi të portierit të Laçit, ku Ngoo u tregua I saktë në goditje me kokë. Tirana luajti qetë dhe priti gjatë gjithë kohës për të shënuar, duket se trajneri Egbo I kishte idetë e qarta. Pas përfundimit të ndeshjes për Supersport foli kapiteni I Tiranës, Gent Muça:
“Është e vërtetë që kemi punuar shumë në aspektin difensiv. Kemi patur ato frytet tona. Skuadra po luan mirë në këtë aspect. Normalisht që gabime ka, por e rëndësishme është ti rregullojmë. Nuk është ndonjë dramë e madhe të barazojmë. Ajo që ne bëjmë gjatë gjithë lojës është të mos humbim durimin. Durimi është çelsi I suksesit tonë”, u shpreh Muça.
Kthimi I Tiranës:
“Besoj se u bën të gjitha kushtet bashkë, në momentin që debutova përkoi me momentin më të vështirë të skuadrës. Me ardhjen e trajnerit Egbo gjërat ndryshuan, puna, fati u bën bashkë dhe jemi këtu tani”, tha Muça.
Çfarë mund t’iu penalizojë në vijëmisinë tuaj?
“Si fillim sduhet të mendojmë që kemi fituar kampionatin. Është vërtetë si një ëndërr dhe nuk duam të zgjohemi, por kjo duhet të na çoi me këmbë në tokë. Sepse kemi dhe 10 javë kampionat”, tha Muça.
Cilën do që të fitojë, Vllaznia apo Skënderbeu? Apo nuk I shikoni ndeshjet e tjera?
“Jo ne I shohim. Përveçse bëjmë tifo për Tironën e ndjekim kampionatin shqiptar, pasi është kënaqësi të shohësh edhe ndeshjet e rivalëve. Po dhe të fitonin të dyja nuk do ishte keq”, u shpreh Muça.
“Kalendari është disi I vështirë. Por jemi ne që e bëjmë kalendarin të vështirë apo jo”, përfundoi Muça.