Trajneri i njohur shqiptar Shkëlqim Muça i ftuar në studiot e RTSH-së, u shpreh se dhe pse me mungesa të shumta Kombëtarja, mbetet për tu parë loja pasi ka raste kur vjen një forcë e pallogaritshme nga askush.
‘’Në letër Polonia është favorite, por në fushë fiton gjithmonë ajo skuadër që është më e karikuar. E kemi treguar në Hungari, si dhe në pjesën e parë në Poloni. Dhe në vitin 84′-85′ jemi ndeshur me një Poloni shumë të madhe, dhe kemi treguar karakter.
Do të doja të ishim të plotë sot, por ka forca që as trajneri nuk i di, dhe as njerëzit nuk mund t’i parashikojnë kështu që mbetet të shikojmë lojën’’, u shpreh Muça.
Ndeshja Shqiperi- Poloni qe do te nise pas pak minutash ne “Air Albania” me shume mundesi do te vendose per fatin e vendit te dyte ne grup dhe si rrjedhoje pritet te jete nje sfide shume e luftuar ne mes te dy ekipeve.