Agim Canaj është nga trajnerët që ka drejtuar në shumë qytete të Shqipërisë, sidomos në Superiore. Nga Shkodra, në Pukë, Ersekë e Vlorë apo Korçë. Drejtimi i Vllaznisë së Kategorisë së Parë në këtë sezon, është eksperienca e parë si trajner e Agim Canajt, i cili ka dy dekada që trajnon në elitën e topkëmbës shqiptare.

Javën e shkuar, Canaj kishte një duel interesant dhe nostalgjik, sepse luante ndaj Dinamos, skuadër ku Canaj ka spikatur si lojtar por edhe si trajner. Por, duket se ka një koiçidencë të çuditshme, sepse trajneri Canaj do të ketë në finale si kundërshtar për titullin kampion të Kategorisë së Parë, një tjetër ekip që e ka drejtuar më gjatë dhe pas Vllaznië e Dinamos, në Ballsh, Agim Canaj ka qenë 3 herë si trajner.

Në të tria sezonet në Superiore, kur ballshiotët kanë luftuar për mbijetesë, por edhe në sezonin 2012-2013 kur shkuan në finale e Kupës së Shqipërisë.

Këtë sezon, Canaj e gjen sërish Bylisin, tashmë si trajner i Vllaznisë, në një finale me të vërtetë shumë emocionale për trajnerin me origjinë nga Vlora./Vipsport/