Pavaresisht humbjes ne ndeshjen e pare, volejbollistet e Vllaznise nuk kane hequr dore nga pretendimet e tyre per t’u shpallur kampion kete sezon. Per kete arsye, ata do te tentojne te barazojne gjithçka ne ndeshjen e dyte, ate qe do te zhvillohet ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit te merkuren ne oren 19.00.

Trajneri Kraja po ashtu e ka shprehur se asgje nuk ka perfunduar dhe ashtu siç fitoi Partizani ne Shkoder mund te fitoje edhe Vllaznia ne Tirane. Duket paksa e veshtire ndoshta por ne fakt ekipi kuqeblu ka treguar edhe gjate ketij sezoni se di te fitoje ne kryeqytet ndaj ketij kundershtari.

Vllaznia mund te themi se ka bere thuajse nje sezon perfekt deri me tani dhe ne pamje te pare do te ishte mekat qe kampion te shpalljes Partizani, nje skuader qe u rendit ne vendin e peste ne fund te fazes se dyte te kampionatit.

Por fusha e lojes eshte ajo qe vendos dhe nese te kuqte fituan sfiden e pare finale, kjo do te thote se ata jane ne gjendje per te fituar dhe per t’u shpallur kampione. Megjithate Vllaznia nga ana e saj ka nje kolektivitet te shkelqyer ne perberje dhe prandaj nuk do te heqe dore lehte nga pretendimet e veta.

Siç mesohet, numri i shkodraneve qe do te udhetojne drejt Tiranes neser pritet te jete i madh ne mbeshtetje te skuadres dhe kjo do te jete diçka shume pozitive teksa shpresat per nje fitore ndaj Partizanit jane shume te medha. Keta djem dhe trajneri Ermal Kraja mund t’ia dalin te fitojne dhe te rikthejne gjithçka ne favorin e tyre ne kete tur final te kampionatit.
© shkodrasport.com