Shqipëria e 20 vjeçarëve, e drejtuar nga trajneri Ilir Biturku, do të zhvillojë një ndeshje miqësore me Katarin U-20. Kjo miqësore vjen pas një ftese të ardhur nga Federata e Futbollit të Katarit në vazhdim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Ndeshja miqësore do të zhvillohet më datë 15 Maj, në Marcoussis Center në Paris, në orën 18:00. Ekipi i trajnerit Biturku do të grumbullohet më datë 13 maj në Paris ku do të zhvillojë dhe seancat stërvitore deri në ditën e ndeshjes. Për këtë ndeshjes miqësore do të vëzhgohen lojtarë të datëlindjeve 1999-2000, kryesisht nga kampionati shqiptar, për faktin se nuk është një datë zyrtare nga FIFA për ndeshje miqësore.

“Shkodra Sport” ka mesuar edhe 4 emrat e pare te kesaj liste dhe behet fjale per 4 futbolliste shkodrane. Dy prej tyre jane pjese e Akademise Vllaznia. Behet fjale per portierin Kristi Qarri dhe mbrojtesin Elmir Lekaj.

Por perveç tyre, do jete ne kete grumbullim edhe sulmuesi i AAS Mehdi Çoba. Dhe perveç tij eshte edhe ish- futbollisti i kesaj skuadre Eslit Sala qe tashme prej disa muajsh eshte bere pjese e La Valletta ne Malte.

Mbase numri i shkodrane ne kombetare mund te kishte qene edhe me i madh ne kete kombetare sepse jane disa lojtare te tjere qe kane qene me perpara te grumbulluar me te. E kemi fjalen per golashenuesin me te mire te kampionatit, sulmuesin e Vllaznia U19 Eridon Qardaku, ashtu si dhe sulmuesin tjeter Akileu Ndreca, mesfushorin Uheid Hoxha dhe mbrojtesin Serjan Repaj.Pa lene menjane edhe mesfushorin e AAS Arber Daija.
© shkodrasport.com