Analisti dhe ish trajneri i shumë skuadrave të ndryshme në Superligë, Shkëlqim Muça ka folur për dhunën e ndodhur në Laçi-Partizani. Në këtë takim të mbyllur në barazim 2-2 u godit zv.trajneri i Partizanit, Ilir Bozhiqi.
Disa tifozë nga tribuna e goditën me shishe në kokë. I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” , Muça foli për këtë ngjarje, por edhe supersfidën e javës së 31-të, Vllaznia-Teuta.
Suksesi i Teutës? “Pavarësisht oshilacioneve, Teuta ka cilësi dhe ishte përballë një Kukësi të pamotivuar. Edhe njëherë dua të theksoj, një skuadre të tillë nuk i falen këto oshilacione. Pas humbjes me Tiranën mendoja se nuk do reagonte. Por në fakt reagoi dhe arriti të fitojë. Tani i mbetet të fitojë me Vllazninë”.
Teuta ka skuadër më të mirë se Vllaznia, sfida e radhës është ndeshje kampionati. Nuk duhet të shkojnë në Shkodër për barazim pasi do të humbasin. Nëse shkojnë me mendje për të fituar kanë shanse për të fituar e po kaluan këtë takim janë shumë afër titullit”.
“Është shumë e rëndë kur të ofendojnë gjatë gjithë kohës. Kjo është një nga arsyet se përse unë jam larguar nga puna si trajner. Është diçka e rëndë, pasi nuk mund të japësh udhëzime gjatë lojës pasi mund të goditesh dhe je pa mendje. Nga ato që dëgjonim gjatë gjithë kohës e kam kthyer televizorin nga stacion tjetër pasi ishte e rëndë të dëgjejoje gjithë ndeshjen ofendime banale”.