Tirana ruan pozitat në vendin e parë. Partizani bën lojë, por fitorja shkon për Kukësin. Dinamo dhe Vllaznia ndajnë pikët, Laçi e Skënderbeu me fitore.
Java e 14-të e Abissnet Superiore eshte diskutuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH pikerisht me analizën e specialistit te futbollit Shkëlqim Muça.
“Dinamo ishte më ndryshe se herët e tjera, kishte më shumë mundësi, kishte dëshirë, sulmoi më shumë nga krahët. Për Vllazninë ishte një nga ndeshjet e dobta që ka zhvilluar.
Për 70 minuta ishte dobët, më pas e shtoi presionin. Por mendoj se të dyja skuadrat bënë shumë pak për të fituar ndeshjen”- eshte shprehur Muça./SHKODRA-SPORT.COM/