Skënderbeu luan një ndeshje mjaft delikate në transfertë përballë Dinamos. Në një konferencë për shtyp ka folur dhe mbrojtësi i korçarëve Leonat Vitija.

A mendoni se mund të kishit dhënë më shumë për këtë vit?

“Duke pasur parasysh që e kemi bërë ndeshje më të mira por nuk kemi marrë pikët që meritonim. Besoj se do vazhdojmë sa më lart.”

Do e mbani ritmin?

“Kam parë çunat dhe mund të përballemi me çdo ekip në Superiore. Ja kemi dalë me ekipet me të mira dhe kemi fituar besim dhe mund të shkojmë sa më larg.”

Ndeshja e radhës me Dinamon?

“E dimë që është një ndeshje e vështirë, por Dinamo ka një ngërç ne kemi ecur mjaft mirë dhe shpresoj ta mbyllim me fitore.”

Mungesat?

Ndikojnë por ata që dot futen do jenë gati sepse ka cilësi në ekip.

Si ndihesh tek Skënderbeu?

“Ndihem shumë mirë dhe nuk do ta ndërroja për asnjë ekip në Superiore.”