Në kampionatin kombëtar të mundjes që u zhvillua pak ditë më parë në Shkodër, ekipi i Vllaznisë u rendit në vendin e tretë. Ky mund të konsiderohet një rezultat i mirë nisur edhe nga kushtet e vështira ku stërviten mundësitë e këtij ekipi.

Por duket se gjërat do të ndryshojnë në një të ardhshme të afërt. Kryebashkiakja Voltana Ademi është shprehur se tashmë që është marrë në administrim stadiumin “Loro Boriçi”, do të vijojë puna edhe për ndërtimin e palestrave të reja e për rrjedhojë nga kjo do të pëfitojë edhe mundja.

“Ne sapo keni filluar procesin e marrjes ne administrim te stadumit “Loro Boriçi” dhe sapo te perfundoje ajo, do te nise puna per ndertimin e palestrave te ekipeve te ndrhshme te SK Vllaznia dhe padyshim qe nga kjo do te perfitoje edhe mundja”- ka thene Ademi.

Sporti i mundjes ka qenë një ndër më të suksesshmit e Sportklub Vllaznia në vite dhe mundësitë janë që këto suksese të rikthehen sërish. Por për ta bërë këtë gjë, gjëja e parë është palestra e re dhe mundësitë e Vllaznisë janë në pritje të saj.