Vllaznia ka vijuar ditën e sotme me seancat e rradhës stërvitore. Ekipi kuqeblu pasditen e sotme është zhvendosur në fushën e Golemit. Një proces i plotë që ka parë grupin e futbollistëve të shkodranëve thuajse më të plotësuar se çdo herë. Kështu ka pasur disa rikthime në stërvitje.
Sulmuesi brazilian, Kaina është rikthyer të jetë nën urdhërat e trajnerit Josa. Shtatlarti pas disa ditëve mungesë, tashmë i është bashkuar skuadrës.
Por një tjetër afrim në stërvitje nga ana e ekipi u-19 të Vllaznisë ishte edhe Antonio Delaj. Sulmuesi që spikati këtë sezon me 19-vjeçarët me golat e tij, duket se do ketë shansin e tij për të provuar vlerat e tij.
Mungesë nga grupi aktual i futbollistëve të Vllaznisë vijon të jetë Liridon Latifi. Prishtinasi prej disa ditësh nuk gëzon një formë të mirë fizike dhe prandaj është lënë pushim.
Ndërkohë një mungesë ditën e sotme ka qenë edhe ajo e Dajan Shehit. Edhe për mbrojtësin është konfirmuar një mbingarkesë muskujsh. Që ka bërë të pamundur prezencën e mbrojtësit në stërvitje.
Endri ÇINARI