Ne ndeshjen ndaj Kukesit nuk ishte ne fushe dhe mungesa e tij ne fakt edhe u keqinterpretua nga shumekush sepse menduan se ishte zgjedhja e trajnerit per ta lene jashte formacionit.
Por Ardit Krymi mungoi ne fushe sepse nje nate para ndeshjes ka ndjere shqetesime me te vjella e kjo ka bere qe stafi mjekesor te vendose per mosaktivizimin e tij.
Nje situate e tille ne fakt i ka zgjatur edhe te henen e te marten, por mesohet se sot gjendja e tij shendetesore ka qene me e mire dhe si rrjedhoje i eshte bashkuar ekipit ne stervitje.
Kuptohet qe per te mesuar nese do te jete ne fushe te shtunen ndaj Tiranes, duhet pritur deri diten e ndeshjes per te pare se si do te shkoje gjendja e tij por shenjat e para te permiresimit e kane bere stafin entuziast.
Ai eshte nje lojtar i rendesishem i Vllaznise dhe kuptohet qe sa here mungon, ne mesfushe krijon jo pak probleme prandaj te gjithe duan qe ai te jete ne fushe te shtunen./SHKODRA-SPORT.COM/