Vllaznia dhe Dinamo luajnë të hënë në 19:45 në “Loro Boriçi”. Sfida e javës së pestë për Superligën ka shumë histori brenda, me dy skuadrat që takohen pas nëntë vitesh në elitë. Për këtë duel, miqtë nga Tirana nuk do kenë gati Aleksandër Sofranac.

Mbrojtësi malazez u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen e fundit me Partizanin, duke humbur kështu duelin e radhës. Trajneri Shkëmbi duket se e ka në mendje zëvendësuesin e tij dhe me gjasë mesfushori Sidibe do kthehet në prapavijë.

Edhe Gavazaj ka pësuar një lëndim ditët e fundit dhe është në dyshim për ndeshjen. Gjithashtu Samake nuk është në formë optimale, teksa nuk ishte në ndeshjen e Kupës me Erzenin. Shkëmbi ka edhe dy ditë kohë për të parë të lënduarit dhe zgjedhur skemën dhe lojtarët e duhur.

Ne fakt, edhe Vllaznia ka mungesa ne kete ndeshje, megjithate ky nuk eshte justifikim per asnjerin ekip sepse eshte nje ndeshje e cila duhet interpretuar ne menyren e duhur, pavaresisht se kush luan ne fushe.