Vllaznia U21 ka luajtur sot pasditen e rradhes per kampionat ndaj Bylisit dhe me kuqeblute u aktivizuan edhe disa lojtare te rinj te cilet sterviten me ekipin e pare.

Ketu perfshihen Paloka, Smajli, Muliu, Shkoza e Hoxha. Por nga ana tjeter, ajo qe ka bere pershtypje ka qene mungesa e sulmuesit Çoba. Shume prej te pranishmeve kuptohet qe kane pyetur per arsyet e mungeses se tij por nuk kane marre pergjigje.

Ne fakt, sulmuesi 21 vjeçar nuk ka qene i grumbulluar as te dielen ne ndeshjen e ekipit te pare ndaj Teutes dhe e njejta gje edhe sot. Arsyeja ka te beje me nje demtim te tij.

Mesohet se sulmuesi Çoba ka besuar nje terheqje muskulare dhe si rrjedhoje mjeket i kane rekomanduar disa dite pushim. Pikerisht prej ketij demtimi, ai nuk ka luajtur ne dy ndeshjet e fundit dhe me shume siguri, do te mungoje edhe per disa dite te tjera ne stervitje./SHKODRA-SPORT.COM/