Per here te pare ne keto pese jave, Vllaznise do t’i duhet te ndryshoje ne formacion, pikerisht per ndeshjen e neserme ndaj Kukesit, ndeshje kjo qe do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Kjo per arsye se Isaevski eshte i pezulluar nga kartoni i kuq qe mori ndaj Teutes, por kjo ndeshje ka lene edhe nje pasoje tjeter.

Braziliani Victor da Silva eshte demtuar pikerisht ne kete takim dhe nuk do te jete ne gjendje te luaje ne sfiden e rradhes.

Ne keto rrethana, trajneri Brdariç eshte i detyruar te ndryshoje. Ne vend te Isaevskit pritet qe te luaje Jonuzi, por jo ne pozicionin e tij. Ne te majte mund te spostohet Marku dhe ky i fundit kalon ne qender bashke me Krymin.

Sakaq ka nje dileme se kush do te luaje ne vend te Victor da Silves. Nje alternative eshte ajo e Ardit Hoxhajt, por mund te luaje edhe Dunga.

Kesaj dileme do t’i jape pergjigje stafi teknik pikerisht ne pragndeshjen me Kukesin. Pavaresisht ketyre mungesave, Vllaznia do te synoje fitoren ne kete perballje te veshtire./SHKODRA-SPORT.COM/