Rikthehet tek goli serish sulmuesi shkodran Bekim Balaj. Ne ndeshjen e rradhes te kampionatit austriak te futbollit, ai e ka derguar topin ne rrjete duke e ndihmuar ekipin e tij te marre nje trepikesh me vlere.

Balajt i mjaftuan 7 minuta në lojë për të gjetur golin dhe për t’i dhuruar fitoren Sturm Graz. Ekipi austriak mposhti Tirol 1-0 në shtëpi falë rrjetës së sulmuesit shkodran të kombëtares shqiptare.

29-vjeçari dërgoi topin në rrjetë në minutën e 76-të, shtatë minuta pasi ishte futur në fushë. Goli i parë në kampionat për këtë sezon për Balajn, teksa Sturm është ngjitur në vendin e katërt në renditje.

Goli i sotem padyshim qe eshte nje sinjal edhe per stafin teknik te Sturm duke kerkuar me shume minuta ne dispozicion sepse nese ndodh keshtu, padyshim qe Balaj nuk do t’i zhgenjeje.