Sa i përket gjendjes së ekipit, Skënderbeu e ka grupin e plotë me përjashtim të Rei Pecanit. Mesfushori ka pësuar një dëmtim gjatë angazhimit me Kombëtaren U-21 dhe do të mungojë ndaj Vllaznisë.
Gjithsesi, Gvozdenovic e ka në kokë formacionin startues dhe pritet t’i besojë Jurit vendin e Pecanit. Pjesa tjetër e ekipit është e gatshme për këtë takim dhe grupi është thuajse i plotë në shërbimin e trajnerit bardhekuq.
Edhe Nikaj, që ka pasur një kontraktim minimal, ka arritur të rikuperohet. Kujtojmë që Skënderbeu mban vendin e pestë në tabelën e klasifikimit me 12 pikë në 8 javë kampionat, ndërsa Vllaznia ndodhet në vendin e shtatë me 9 pikë.