Saturday, January 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMungon vetëm zyrtarizimi, TIRANA gjen trajnerin e ri

Mungon vetëm zyrtarizimi, TIRANA gjen trajnerin e ri

Tirana ka gjetur trajnerin e ri. Pas largimit të Nevil Dedes ditën e djeshme klubi bardheblu ka vendosur t’I besojë stolin Orges Shehit.

Ish-trajneri i Kukësit sezonin e kaluar do të marrë drejtimin e skuadrës bardheblu dhe akordi mes palëve është gjetur tashmë.

Supersport bën më dije se akordi është arritur dhe në orët në vijim do të bëhet edhe zyrtarizimi nga klubi i Tiranës.

Orges Shehi drejtoi fillimisht Skënderbeun dy sezone më parë dhe Kukësin vitin e kaluar, ndërsa tani do të marrë drejtimin e Tiranës. Me shumë mundësi prezantimi i tij do të bëhet ditën e nesërme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments