Klubi i Futbollit Vllaznia ka nder mend te kerkojne bashkepunimin e pushtetit lokal per te permiresuar kryesisht infrastrukturen sportive ne Shkoder. Pikerisht per kete arsye, drejtuesit e tij kane hartuar edhe nje pakt te zhvillimit te futbollit ne Shkoder per periudhen 2023-2027.
Ate ua kane derguar te dy kandidateve per kryebashkiak te cilet i jane pergjigjur pozitivisht per firmosjen e tij dhe sot ka qene rradha e kandidatit Benet Beci per ta bere nje gje te tille, ndersa ne ditet ne vijim pritet e njejta gje edhe nga Bardh Spahia.
Po çfare perfshin pakti i zhvillimit te futbollit, hartuar nga Klubi i Futbollit Vllaznia?
Gjithpërfshirja dhe masivizimi në futboll:
– Shndërrimi i ditëlindjes së Vllaznisë, datës 16 shkurt, në një datë ku të organizohen manifestime sportive: konferenca me donatorë të ndryshëm, turne futbolli, aktivitete kulturore dhe rekreative, duke e kthyer këtë datë në një simbol të krijimit të partneriteteve të reja në funksion të zhvillimit të futbollit.
– Bashkia Shkodër në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit, Shoqaten Rajonale te Futbollit, Klubin e Futbollit Vllaznia dhe partnerë të tjerë potencial, do të asistoje ndermjet ofrimit te tokes falas per ndërtimin e një kompleks sportiv, hotelerie dhe shërbimesh ku përfshihen minimumi 5 deri në 10 fusha sportive sintetike dhe me bar natyral, të cilat do të shërbejnë për organizimin e kampionateve mes shkollave, kampionate mes lagjesh apo edhe si ambjente stërvitjeje për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia të djemve dhe të vajzave dhe ekipet e para. Ky projekt duhet te fillohet te implementohet brenda vitit 2023-2024.
2. Edukimi i brezit të ri për futbollin:
– Bashkia Shkodër do të kryejë rivitalizimin e shkollës sportive “Xheladin Fishta”, njërës prej shkollave të para të sportit në Shqipëri ku janë rritur dhe zhvilluar talente si: Ramazan Rragami, duke krijuar ambjente dhe terrene sportive në funksion të kësaj shkolle për edukimin e brezave dhe talenteve të reja.
– Në këtë shkollë duhet të krijohen kushtet e nevojshme për të edukuar brezin e ri, djem dhe vajza drejt gjithëpërfshirjes në sportin e luajtur të futbollit apo aftësimin e tyre në kryerjen e funksioneve ndihmëse, siç mund të jenë statisticien, skautë, videoanalistë, data analist, etj.
3. Ndërtimi i qendrës rajonale të trajnimit sportiv:
– Rikonceptimi i Fushës sportive “Reshit Rusi” ku të parashikohet ndërtimi i ambjenteve akomoduese, me trajtim ushqimor për djemtë dhe vajzat që vijnë nga zonat rurale dhe që kanë dëshirë të ndjekin programet arsimore të sportit.
– Ndërtimi i një qendre burimore dhe të kërkimit shkencor sportiv, ku të përpunohen të dhënat statistikore, programet e trajnimit, programet e kaulifikimit të trajnerëve.
– Ndërtimi i sallave të forcës për ekipet e akademisë.
4. Kthimi i Stadiumit “Loro Boriçi” në një qendër të madhe sportive:
– Dhënia në përdorim afatgjatë për KF Vllaznia të Stadiumit “Loro Boriçi” ,brenda vitit 2023, sipas ligjit për dhënien në përdorim të aseteve shtetërore për një periudhë 35 vjeçare, ku klubi I Futbollit Vllaznia ne bashkepunim me Federaten Shqiptare te Futbollit dhe partnere te tjere, do te prezantoje nje plan mirembatje te vazhdueshme dhe investimesh per venien ne eficence te plote te te gjithe strukturave te ketij impianti ne funksion te klubit dhe me
gjere ku cilesohet:
– Ndërtimi pranë këtij stadiumi i klinikës së parë fizioterapike, ku mund trajtohen me shërbime të specializuara jo vetëm sportistët, por edhe banorët e qytetit.
– Ndërtimi i sallave të forcës për ekipet e para dhe rigjallërimi i ambjenteve të stadiumit në funksion të KF Vllaznisë.
– Krijimi i hapësirave funksionale për zhvillimin e aktiviteteve sociale, kulturore dhe rekreative.
– Krijimi i hapësirave funksionale të parkingut në funksion të stadiumit.
5. Buxhet i dedikuar dhe lehtësi fiskale
– Krijimi i lehtësive fiskale si dhe ofrimi i partneritetit nga Bashkia Shkodër nëpërmjet një fondi për zhvillimin e sportit (programet reload), me një përqindje të caktuar vjetore, për të investuar në infrastrukturën sportive apo projekte qe kane te bejne me zhvillimin e futbollit te djemve dhe vajzave.
6. Krijimi i një platforme online për mbështetjen e futbollit:
– Në faqen e Bashkisë Shkodër të krijohet një platformë online ku të përfshihen biznese, partnerë dhe donatorë të ndryshëm, të cilët informohen në lidhje me aktivitetet sporti