Trajneri Nevil Dede, analizoi në emisionin “Skaner” në MCN TV, humbjen e Tiranës ndaj Teutës në transfertë.

Sipas tij, bardheblutë e humbën këtë ndeshje për 15 minuta, por shtoi se nuk e meritonin këtë rezultat.

“Në futboll ka histori dhe dinamika në çdo ndeshje. Ndërtimi i aksionit të golit të parë për Teutën, durrsakët shënuan me tre pasime. Tirana e humbi ndeshjen në Durrës për 10-15 minuta.

Nuk mendoj se e interpretuan keq. Pjesa e parë foli për Tiranën. Ishte një Tiranë që e kishte më shumë topin në zotërim. Shënuan gol me Haxhiun, në mënyrë perfekte.

Për 15 minuta, Tirana humbi një ndeshje, që ishte një nga pikat më të rëndësishme të sezonit. Teuta reagoi më shpejt. Shehi duhet të jetë i mërzitur, nuk meritonte të humbte këtë ndeshje”- eshte shprehur Dede.