Lacio nuk bëri paraqitjet e duhura në Ligën e Europës, duke mos shkuar më shumë se vendi i tretë dhe duke kaluar kështu në Ligën e Konferencës.

Për këtë ka reaguar dhe drejtori sportiv i të kaltërve, Igli Tare, i cili është shprehur se skuadra do të bëj çmos për ta fituar.

Gjithashtu ai u provokua dhe nga trajneri i rivalëve të kryeqytetit, Zhoze Murinjo, i cili tha se Tare nuk e pëlqen si kompeticion, pasi më parë kishte thënë se ishte një trofe për dështakët.

“Për të mirën e klubit, është e rëndësishme për Lacion që të luaj çdo vit në arenën europiane. Tani që jemi në Ligën e Konferencës, dua që Lacio ta nderojë atë deri në fund. Duhet të bëjmë më të mirën për t’a fituar.

Një trofe mbetet gjithnjë i rëndësishëm”, ishin fjalët e Tares për “Radiosei”.