Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMurinjo surprizon në konferencën për shtyp: Do e largoja Zhozenë falas, unë...

Murinjo surprizon në konferencën për shtyp: Do e largoja Zhozenë falas, unë si futbollist do vleja zero euro

Zhoze Murinjo vazhdon spektaklin e tij në konferencat për shtyp, teksa dje, lidhur me çështjen Dajer, i cili vendosi të sulmojë një tifoz në tribuna, pasi i kishin ngacmuar të vëllanë, u shpreh:

“Po të kisha qenë në vend të Dajerit, do isha menduar të paktën 2 sekonda përpara se të bëja atë gjest, ndaj kërkojmë falje.

Gjithsesi, nuk ka njerëz perfektë në botë dhe ndoshta edhe unë po të kisha qenë, mund ta kisha bërë”.

Por pikërisht në këtë aspekt, i pyetur nga gazetari se sa do vlente Zhoze Murinjo si futbollist, përgjigjja e portugezit ishte epike:

“Po të isha unë trajneri i vetes, nuk do e nxirrja Zhozenë në shitje. Jo, jo… do ta kisha larguar falas. Do ftoja ekipet të më merrnin me zero euro”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments