Kishin kaluar dy ndeshje pa qenë protagonist, por në të tretën, sulmuesi Muriqi është rikthyer në qendër të vëmendjes me skuadrën e Fenerbahçes teksa ishte njeriu i ndeshjes në fitoren 2-1 të tijve përballë Ankaraguxhu.

Lojtari i përfaqësueses së Kosovës asistoi në golin e parë, ndërsa në minutën e 73 mori rolin e heroit duke shënuar golin e avantazhit. Ky ishte goli i tretë për Muriqin në kampionatin turk me fanellën e Fenerbahçes, ku u transferua këtë verë nga Rizespori.

Ndërkaq, pas këtij suksesi, Fenerbahçe është ngjitur në vendin e dytë të kampionatit pas pesë javëve të para, teksa nën udhëheqjen e Vedat Muriqit në sulm pretendon maksimumin nga ky sezon.

Ndërkohë, performancat pozitive të ish-sulmuesit të Teutës në Kategorinë Superiore, bëjnë që ofertat për të nga klubet më të mëdha europiane të mos mungojnë. /vipsport/