Murlani rikthehet tek fitorja. Në ndeshjen e sotme të luajtur në Barbullush, skuadra e drejtuar nga trajneri Altin Xhahysa ka fituar me rezultatin 1-0 ndaj Gramshit.

Kjo është fitorja e dytë për këtë skuadër, e cila tashmë ngjitet në kuotën e 6 pikëve. Megjithate drejtuesit padyshim qe shohin per me larg dhe presin rezultate pozitive edhe ne ndeshjet e ardhshme.

Fitorja e sotme ndaj Gramshit eshte nje tregues i vlerave qe ka ekipi i Murlanit i cili ka nder mend ta thote si duhet ne kampionatin e sivjetem te kategorise se pare.

Murlani ka luajtur në këtë ndeshje me formacionin e mëposhtëm: Selimaj, Pepaj, Krymi, Lani, Pali, Kraja, Dodani, Tranoski, Shema, Temja dhe Kaçubela. Ka qene ky i fundit ai i cili ne minuten fundit te pjeses se pare ka shenuar per kete skuader duke e kaluar ate ne avantazh.

Në pjesën e dytë vendasit janë munduar ta administrojnë rezultatin dhe e kanë bërë këtë gjë ashtu si duhet, por në minutën e 72-të gjërat janë ndërlikuar për ta sepse Dodani ka marrë kartonin e dytë të verdhë dhe është detyruar të të lërë fushën me karton të kuq.

Megjithate, Murlani ia ka dale te ruaje avantazhin deri ne vershellimen e fundit te arbitrit dhe kesisoj ka fituar me rezultatin 1-0./SHKODRA-SPORT.COM/