Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMustafi mund të qëndrojë në Angli, kampionët interesohen për futbollistin me origjinë...

Mustafi mund të qëndrojë në Angli, kampionët interesohen për futbollistin me origjinë shqiptare

Shkodran Mustafi ka ndarë rrugët me Arsenal teksa me kontratën që përfundonte në qershor, palët kanë vendosur që me marrëveshje mbrojtësi të jetë i lirë para kohe.

Kështu, për futbollistin me origjinë shqiptare ka pasur interesim nga disa klube të Serisë A, teksa Mustafi në të kaluarën e tij ka qenë pjesë e elitës italiane duke u aktivizuar për Sampdorian.

Megjithatë, së fundmi për 28-vjeçarin është shfaqur një mundësi e re. Bëhet fjalë për Liverpul, teksa trajneri Jurgen Klop po vuan në qendër të mbrojtjes nga dëmtimet e Van Dajk dhe Matip.

Ndaj, kampionët në fuqi të Anglisë pritet të futen në negociata me Mustafin dhe e ardhmja e mbrojtësit mund të jenë sërish në nivele të larta. /VipSport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments