Shqipëria U17 B, ose e quajtur U16, do të zhvillojë dy ndeshje miqësore më 27 dhe 29 qershor ën stadiumin “Roza Haxhiu” të qytetit të Lushnjës.
Kuqezinjtë e vegjël do të përballen me Bosnje-Hercegovinën, në dy takime që do të zhvillohen prej orës 17:00. Këto ndeshje do të vlejnë për trajnerin Dzemal Mustedanagic, i cili do të ketë mundësin t’i shohë disa elementë të datëlindjes 2003.
Për katër ditë ekipi do të jetë i grumbulluar në hotel “Univers” në Elbasan, ku edhe do të stërviten.
Ndërkohë është publikuar edhe lista e lojtarëve që do të jenë të grumbulluar për këto dy ndeshje dhe shumica e tyre do të jenë nga kampionat vendas.
Siç kemi bere te ditur edhe dje, pjese e kombetares do te jene edhe dy futbollistet shkodrane, mesfushori Klevis Bebeziqi dhe mbrojtesi Marcelino Preka.
Por atyre te dyve, i eshte shtuar edhe nje tjeter, pikerisht mbrojtesi i Akademise Vllaznia Arlind Qerpiku.
Nga 24 lojtarë, 15 do të jenë nga Shqipëria, ndërsa pjesa tjetër e lojtarëve vijnë nga jashtë.
Para këtij grumbullimi, trajneri Dzemal Mustedaganic ka folur në lidhje me këto dy ndeshje miqësore dhe për rëndësinë e tyre.
DEKLARATA E MUSTEDAGANIC – “Mendoj se një grumbullim i tillë do të shërbejë shumë, për vijimësinë e skuadrës U-16, ku futbollistë të kësaj datëlindje kanë cilësi dhe potenciale të mjaftueshme.
Janë afro 50 futbollistë të datëlindjes 2002 dhe 2003 që do të shohim gjatë këtyre ditëve, në një kohë që pas disa ditësh do të nisim edhe grumbullimin me datëlindjen 2002 me kombëtaren U-17, për të përgatitur dy takimet miqësore me Bosnjen.
Ballafaqime të tilla janë teste të rëndësishme për të parë skuadrën në çfarë gjendje është, pasi koha ikën dhe vijmë menjëherë në ndeshjet eliminatore zyrtare të vjeshtës”, ka deklaruar fillimisht trajneri i Shqipërisë U17 dhe U16.
“Më vjen keq dy lojtarë të Panathinaikosit nuk janë pjesë e përfaqësueses.
Çavo ka vendosur të luajë për Greqinë, vend ku edhe ka lindur, ndërsa Muka është ende i pavendosur.
Federata ka punuar shumë që këta lojtarë t’i bashkohen Shqipërisë, kemi kontaktuar thuajse përditë me djemtë dhe prindërit e tyre, por vetë Çavo së bashku me familjen ka zgjedhur të përfaqësojë Greqinë.
Përsa i takon Mukës, po vazhdojmë punën dhe do të bëjmë ç’është e mundur që ai t’i bashkohet Kombëtares.
E rëndësishme është që të vijë në grumbullimin e parë, aty do të shohë si punojmë ne, si jemi të organizuar dhe do të bindet nga profesionalizmi ynë.
Megjithatë, mendoj se pavarësisht tyre do të formojmë një kombëtare mjaft të fortë që do të na përfaqësojë denjësisht”. /EDS/