Në emisionin “Fair Play” të gazetares Enkeleida Zeko në Syri TV ka qene i ftuar kryetari i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë Shqiptarë, Andi Lila, i cili deklaroi se klubet duhet të jenë private.

Ai ka ndjekur me interes prononcimin e kryebashkiakes Ademi qe beri te ditur se shume shpejt do te nise procedura e privatimizit te Vllaznise dhe ne lidhje me kete eshte shprehur:

“Ne si Shoqatë e Futbollistëve e mbështesim kryebashkiaken e Shkodrës për nismën që ka marrë për të privatizuar Vllazninë. Unë them që klubet e futbollit duhet të jenë private, jo pronë e bashkive. Politika duhet të jetë sa më larg nga futbolli.

Politikanët luajnë ping-pong dhe kjo është në dëm të futbollistëve. Ndaj them që duhet të privatizohen klubet, pasi kur vjen data zgjedhjeve, politikanët e kanë mendjen te votat, jo te futbolli”, deklaroi Lila.