Ka luajtur me disa skuadra gjate karrieres se tij dhe nder to edhe me Vllaznine, me te cilen eshte shpallur edhe kampion ne vitin 2001. Behet fjale per Saimir Patushin qe ka qene sonte i ftuar në “Ora Sport”, teska eshte shprehur u shpreh me kritika ndaj skuadrës së Vllaznisë.

Ai thotë se më mirë është që të zëvendësojnë ekipin e U-19 me ekipin e parë e do të shënojnë rezultate më të mira në Superiore

“Vetëm emrin ka. Është keqmenaxhimi. Në fillim të vitit e kemi me bujë të madhe që u vendos nga Këshilli Bashkiak fondi 1 mln euro dhe të shikosh ato 11 lojtar që dalin në fushë. Unë kam parë 3 vite finalen e U-19 dhe kam parë Vllazninë U-19.

Nëse këto sportistë që luajnë sot, kanë luajtur vjet dhe parvjet dhe harxhojnë 1 mln euro, ata më mirë të marrin atë U-19 të luajnë në Superiore dhe dalin më faqebardhë dhe do rrijnë shumë më mirë. Futbolli ka rënë në keqmenaxhim. Të themi që një lojtar i huaj të marrë 7 mijë euro dhe ai që është nga Tirana apo nga Puka e Shkodra të marri 3 mijë euro.

Kur shohim në fushë është një hendek shumë i madh me atë që kanë ardhur të huajt me bujë të madhe dhe me atë që japin në fushë. Çdo vit nga Vllaznia ikin shumë lojtarë të mirë, ka lojtarë për të furnizuar çdo ekip dhe nuk pask 11 për vete”-ka thene Patushi./oranews.tv/