Vllaznia U-17 ka fituar sot me rezultatin 2-1 ndaj KF Shkodra duke siguar finalen e kësaj grupmoshe.

Një derbi shkodran ka nxjerrë pikërisht fitues Vllazninë që gjeti golin që në minutën e 38-të me Delaj, ndërsa në minutën e 90-të është sërish Delaj që dyfishon ndeshjen.

Për KF Shkodrën shënoi Oborri, por që në fund shërbeu vetëm për statistik pasi Vllaznia arriti të merrte fitoren duke prekur kështu finalen.

Lojtarët e Vllaznisë ka festuar në dhomat e zhveshjes për këtë arritje dhe klubi shkodran në faqen zyrtare ka publikuar pamjet nga kjo festë e talenteve 17 vjeçar.

Në finale, Vllaznia U-17 do të luajë ndaj Shënkollit që sot fitoi 2-3 ndaj Akademia e Futbollit./newsport/