Friday, January 9, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMyrtaj: Vllaznia mundi rivalen direkte në betejën për titull

Myrtaj: Vllaznia mundi rivalen direkte në betejën për titull

Gazetari Isuf Myrtaj i ftuar në emisionin “Ora Sport” në “Ora News” vlerësoi pozitivisht ndeshjet e javës së 11 të Superiores, ndërsa veçoi fitoren e Vllaznisë ndaj një kundërshtari direkt në betejën për titull, si Dinamoja.

“Dy ndeshjet kryesore, super-ndeshja Vllaznia-Dinamo dhe një tjetër e tillë akademia e futbollit Elbasani – Egnatia, ishin parashikuar si dy ndeshjet më të forta, por hiq ndeshjen Tirana – Vora, katër ndeshjet e tjera kanë qenë super të luftuara, me rezultate të papritura, me përmbysje, me çmenduria siç ndodhi në Durrës në ndeshjen Teuta – Partizani.

Por mendoj se Vllaznia duke mposhtur Dinamon, tregoi qartë se njëra nga rivalet e saj si Dinamoja ngeci në këtë betejë për titullin kampion”, u shpreh Myrtaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments