Myrto Uzuni po kalon sezonin më të mirë në karrierë dhe kjo është pasqyruar edhe në vblerën e kartonit të tij. Prestigjozja Transfermarkt i ka vendosur vlerën rekord prej 8 milionë eurosh, asnjë nuk është më i shtrenjë se ai në La Liga 2.

Me plot 20 gola në kampionat këtë sezon me Granadan, sulmuesi shqiptar vendos ligjin duke ndihmuar edhe skuadrën e tij të jetë në garë për rikthimin në elitën e futbollit spanjoll.

Sido që të shkojë sezoni për Granadan, Uzunin e pret një nga kampionatet më të mira të botës pasi ofertat për të nuk mungojnë dhe me shume siguri do ta shohim ne skuadra edhe me te forta.

Vetë beratasi ka deklaruar se ka oferta nga Premier League, La Liga dhe Serie A ndaj e ardhmja duket se është larg Granadas, megjithatë spanjollët nuk mbeten pa gjë pasi do të përfitojnë miliona nga shitja e shqiptarit.