Vllaznia ka vijuar me seancën stërvitore ditën e sotme. Pas dy ditësh pushim, lojtarët janë kthyer në stërvitje ku do të përgatiten për ndeshjen ndaj Bylisit në shtëpi për javën e 27-të të Superiores, më 1 prill.

Kjo pauzë e Kombëtareve ka ardhur me ndryshime pas shkarkimit nga detyrë të Mirel Josës dhe zbritjes në pankinë të drejtorit Auron Miloti që tani merr zyrtarisht përgjegjësitë e kreut të pankinës. Nuk është një zgjidhje momentale por një emërim me të “drejta të plota” nga presidenti Xhaferri.
Liridon Latifi

Menjëherë ka nisur puna dhe Miloti do të sjellë një “risi”. Në planet e tij pritet të futet edhe Kristjan Vulaj i cili ishte harruar nga Josa. Edhe Latifi do të rikthehet në fushë pas dënimit të marrë nga klubi. Me ta në fushë, sëbashku me Hoxhaj dhe Balaj, moduli pritet të ndryshojë teksa edhe Esat Mala do të jetë mungesa e madhe.

Shanset me te medha per te qene ne fushe i ka ne fakt vetem Latifi, nderkohe qe duhet thene se per Vulajn nuk gezon formen e tij me te mire dhe per kete arsye, nuk mund ta ndise nga minuta e pare.