U mor si vendimi pikerisht dy vjet me pare nga Keshilli Bashkiak Shkoder dhe u vu ne zbatim ne gjysmen dyte te vitit 2021 dhe si rrjedhoje ky projekt do te zgjase fillimisht deri ne fund te qershorit te ketij viti. Si rrjedhoje ne kete kohezgjatje dyvjeçare, ky “eksperiment” ka rezultuar i deshtuar. Themi “eksperiment” sepse duhet pranuar qe i tille eshte ngaqe aplikohet per here te pare ne vendin tone dhe ajo qe eshte me e çuditshmja vetem ne Shkoder.

Kryetarja e meparshme e Bashkise Shkoder, zj. Voltana Ademi dhe administrata e saj, duke dashur ta zbatojne 100 per qind ligjin e miratuar per shkrirjen e klubeve shumesporteshe dhe shnderrimin e tyre ne shoqata sportive apo shoqeri aksionere, e ndermoren kete hap duke shkrire sportklub Vllaznine dhe si rrjedhoje, çdo sport kishte ose e ngriti shoqaten e saj.

Keta, me pas aplikuan per te perfituar fonde nga Bashkia Shkoder e cila hapi projektin “reload” per mbeshtetjen e sportit dhe ato qe fituan nenshkruan kontrata dyvjeçare me kete institucion, kontrata qe perfundojne ne gjysmen e ketij viti.

Po çfare rezultoi nga ky “eksperiment”? Me plot gojen, nje deshtim i plote dhe shembulli me i mire per kete eshte kriza qe po kalon basketbolli apo dhe sporte te tjera. Bashkia Shkoder beri ate qe nuk e beri asnje Bashki tjeter ne Shqiperi. Kjo sepse Tirana, Durresi, Korça, Fieri, Vlora etj, thjesht klubet shumesporteshe i shnderruan ne nje shoqate te vetme, me te njejten administrate, me te njejtin menyre funksionimi dhe vazhdojne te funksionojne me fondet qe u japin Bashkite e tyre. Dhe ka funksionuar, ndersa ne Shkoder jo.

Ne Shkoder jane krijuar 15 shoqata sportive dhe per to eshte akorduar nje shume prej afro 350 milione lekesh te vjetra ne vit. Po çfare paguhet me kete shume nga keto shoqata? Eshte paguar fillimisht pagesa e programit fiskal per 15 shoqata, paguhen sigurimet shoqerore dhe shendetesore per nje apo dy persona nga secila prej 15 shoqatave sportive, paguhen taksat e Bashkise per te 15 shoqatat dhe po ashtu paguhen edhe 15 ekonomiste per te mbajtur dokumentacionin e seciles prej ketyre shoqatave. Perveç tyre jane edhe trajtimet ushqimore te sportisteve dhe pagesat e trajnereve. Por çdo veprim financiar kontrollohet, miratohet dhe levrohet nga Bashkia Shkoder.

Po çfare ndodh realisht? Qe ne pamje te pare dallon qarte se eshte absurditet kjo menyre funksionimi qe nuk gjendet askund tjeter ne Shqiperi. Ka edhe shembuj negative qe ndonje biznesmen qe eshte vene ne krye te ketyre shoqatave, jo vetem qe nuk hedh asnje leke, por edhe merr rroge aty!!! Ka edhe shembuj te tjere qe nga mungesa e kerkeses se llogarise, pothuajse jane shkrire ekipet zinxhire dhe kjo po i çon disa prej sporteve drejt shkrirjes. Problematika eshte e madhe dhe mjafton te kontaktosh me pjestare te çdo sporti dhe do te konstatohesh menjehere shume shqetesime.

Si do vazhdohet? Ne Bashki vete e pranojne qe shnderrimi i shumesporteshit ne shoqata sportive ka qene nje deshtim i plote. Disa pjestare te ketij institucioni jane te mendimit se duhet vepruar siç kane vepruar qytetet e tjera, mbylljen e ketyre shoqatave dhe krijimin e nje shoqate te vetme qe do te lehtesonte shume gjera. Por deri tani kjo gje ka mbetur vetem ne kuadrin e ideve dhe projekteve. Ne pamje te pare duket se Bashkia Shkoder do te hape shume shpejt thirrjen e re per shoqatat per te perfituar fonde nga projekte RELOAD. Qe do te thote se do te vazhdohet keshtu si eshte sot. Te shpresojme qe ky gabim te korigjohet ne kohe…/SHKODRA-SPORT.COM/