Diten e djeshme jane zyrtarizuar disa levizje ne stafin teknik te Vllaznise teksa eshte bere e ditur se Ergi Borshi qe deri tani kishte mbajtur postin e video- analistit do t’ia linte kete pozicion Ardit Manit dhe do te bente detyren e ndihmestrajnerit duke qene krahu i djathte i trajnerit te pare Auron Miloti.

Dhe mjafton kjo foto e stervitjes se sotme, per te pare perkushtimin me te cilin ai ka nisur te beje serish qe e ka shume per zemer, trajnimin. Ne foto ai shihet duke udhezuar Bekim Balajn per te kryer ne menyren e duhur disa ushtrime stervitore.

Borshi ne fakt e ka moshen per te qene ende ne fushen e lojes si sportist sepse eshte vetem 27 vjeç por si rrjedhoje e nje demtimi ne gju eshte detyruar te braktise fushen e lojes, por eshte serish aty tashme si trajner. E nisi si trajner moshash tek shoqata “Vllaznimi” per te kaluar me pas tek Akademia Vllaznia ku punoi me ekipin U21, ndersa kete vit eshte prane ekipit te pare.

Iu ngarkua detyra e video- analistit pas largimit te Xhoen Tugut, por vete Borshi shpeshhere eshte shprehur se nuk ndihej mire ne ate pozicion dhe ka kerkuar herepashere qe te kalonte ne nje detyre tjeter, ate te stervitjes se futbollisteve dhe sot eshte krahu i djathte i Milotit.

E ben me shume deshire punen e trajnerit dhe me siguri qe do te kete te ardhme ne kete profesion. Nje e veçante e tij eshte menyra si i perkushtohet punes dhe maredheniet shume te mira qe krijon me sportistet dhe koleget e tij. Te Vllaznia ne kete menyre po “rritet” nje trajner qe me siguri do te kete nje te ardhme te ndritur perpara./SHKODRA-SPORT.COM/