Ramazan Ndreu, trajneri i skuadrës krutane ka folur pas ndeshjes në Shkodër, ku në “gol pas goli” në “Supersport” ka pohuar: “E kam deklaruar gjatë javës që jam i kënaqur me skuadrën kur bën ndeshje të mira, pavarësisht pikëve që nuk kemi marrë, ndaj kisha besim absolut pavarësisht mungesave, se ata që luanin do të jepnin maksimumin. Kam lojtarë që japin maksimumin në fushë dhe për këtë jam i kënaqur”, – tha Ndreu fillimisht.

“Duke pasur parasysh Vllazninë e di që po i le terren, të vë në vështirësi, duke parë se kam të rinj me forcë, menduam të bëjmë presing të lartë e nuk qarkulluam topin, në pjesën e parë e realizuam. Ka një rast penalltie që më thonë se është për ne, do ta shoh e të flas. Sa i përket aspektit taktik ishim konkret në pjesën e parë, në të dytën Vllaznia kërkoi më shumë, por u mbrojtëm mirë e nuk lamë hapësirë. Nëse do të ishin më të vëmendshëm në anësoret, edhe mund t’i vinim në vështirësi”.

“Edhe sikur të ketë pak elementë, kjo e Dejdiv është penallti e pastër që nuk e kuptoj se pse nuk e ka dhënë. Jo se kam marrë barazim e jam i kënaur, por atë që më takon dua të ma japin. Arbitri ishte afër, arbitër shumë i mirë, ndoshta kështu e ka parë, kemi marrë një penallti në gjithë kampionatin,është e vështië të na e japin penalltinë në favor. Nuk di çfarë të them”.

“Çelësi ynë ishte treshja e mesit, Moraes është lojtar i shkëlqyer që na ndihmon; e kam vendosur para mbrojtjes se kur kotnrollon topin e mban. Më ka zgjidhur problem për shkak të mungesave, e ka zgjidhur problemin për të nxjerrë topin. Jam i surprizuar edhe nga Nuriu, ka bërë një ndeshje të shkëlqyer. Bashkë me Mehmetin kryen të gjitha veprimet taktike. Treshja e mesfushës ishte çelësi i suksesit.”

“Unë e kam thënë dhe e përsëris, që nuk dua piktorë në fushë, dua lojtarë që vrapojnë e japin maksimumin. Nëse nuk jemi punëtorë, nuk do të marrim rezultate. I kam thënë lojtarëve që është koha për të luftuar e dhënë maksimumin se futboli është grintë. Ndaj edhe kush i zëvendësoi ata që munguan, e bëri në mënyrën më të mirë të mundshme”.

“Ne jemi në garë me këto skuadra dhe automatikisht koka shkon para e mbrapa, rezultatet sot na shkuan për shtat dhe na motivon se hapi fals të jep motivim të luftosh më shumë. Por jemi munduar gjatë javës t’i mbushim mendjen lojtarëve që futbolli është punë e vrapim. Ai që punon e sakrifikon, me çdo skuadër që kemi përpara kemi treguar se kemi luftë e grintë, si sot”, – tha Ndreu pas barazimit në Shkodër.