Raxha Naingolan e ka mbyllur aventurën e tij me Rojal Antverp dhe tashmë ndodhet pa skuadër.

Kështu mesfushori belg ka filluar nga puna për të gjetur një ekip tjetër.

Siç raportojnë mediat italiane, 34-vjeçari mund të rikthehet dhe njëherë te Kaljari, skuadër në të cilën luante dhe më parë.

Duket se dhe klubi italian ka nisur bisedimet me Naingolanin, të cilin e shikojnë si një ndihmë të madhe për skuadrën në garën për t’u rikthyer dhe njëherë në Serinë A.