Shqipëria u mund 5-0 nga Anglia, në takimin për kualifikueset e Botërorit të Katarit. Kuqezinjtë zhvilluan një paraqitje të dobët në Wembley, me “3 luanët” që patën mundësi të shënonin më shumë.
Shpeshherë kjo humbje krahasohet me atë me po të njëjtat shifra dhe po të njëjtin kundërshtar, në vitin 1989 (Humbisnim 5-0). I ftuar në Sport News në News 24 është Blendi Nallbani, ish lojtar i përfaqësues kuqezi, i cili i quan krahasimet si pavënd.
“Nuk duhen krahasuar kohët, pasi kanë kaluar shumë vite. Më vjen keq për disa medie që e krahasojnë me humbjen 1989. Unë i falenderoj të gjithë ata pasi kanë sakrifikuar. Nuk është turp i madh të të mund Anglia. Dikur ka mbaruar 2-0 pjesa e parë, ndërsa u bënë 3 gola në pjesën e dytë. Anglia ne na ka bërë një të mirë. Ata e lëshuan lojën në pjesën e dytë, na mëshiruan.
Kjo humbje nuk ka koment. Gjë tjetër ishte në vitin 89′. Ashtu si erdhi loja, do ishte një disfatë e madhe. Nuk mund të bëjmë krahasim të tillë. Ndryshojnë shumë situatat” – tha ai./newsport/