Veleçiku është ndalur në një barazim 1-1 në ndeshjen e rradhës në kampionat të zhvilluar pasditën e sotme në transfertë ndaj Gramshit. Me këtë barazim, duket se ekipi i trajnerit Dritan Smajli e ka humbur përfundimisht hapin e kreut, teksa tashmë diferenca me Vorën kryesuese ka shkuar në shtatë pikë.

Për koplikasit, golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar futbollisti Rragami në minutat e fundit të ndeshjes. Ndërkohë, trajneri Smajli e nisi ndeshjen me këtë formacion: L. Kaçaj, Rrustemaj, Çokaj, Zefi, Banushaj, Shekaj, Kaçeli, Elbasani, Rragami, Ujkaj, Hajdari dhe në pjesën e dytë aktivizoi mbrojtësin Am. Kaçaj.

Ndeshja u mbyll me rezultatin 1-1 dhe kuptohet që Veleçikut ky rezultat nuk i ka vlejtur aspak, sepse me këtë barazim e kanë humbur përfundimisht hapin e kreut, teksa tashmë diferenca me Vorën kryesuese ka shkuar në shtatë pikë. Ndeshjen e rradhës, ekipi i Dritan Smajlit do ta luajë ndaj Ilirisë në shtëpinë e saj në Koplik. /Maringlen ZHIVANI/

Gramshi-Veleçiku 1-1

Goli: Rragami 89’

Formacioni i Veleçikut (4-2-3-1): L. Kaçaj, Rrustemaj, Çokaj, Zefi, Banushaj, Shekaj, Kaçeli (Am. Kaçaj 40’), Elbasani, Rragami, Ujkaj, Hajdari Tr: Dritan Smajli

Kartonë të verdhë: Banushaj 61’, Elbasani 85’