Pas një pjese të parë të sezonit të mbyllur në mënyrë perfekte dhe pa asnjë humbje, te Napoli besojnë më shumë se kurrë që ky është viti i duhur për titullin kampion dhe presidenti De Laurentiis ka “hapur thesin” për të përforcuar ekipin.

Kështu në krahun e djathtë të mbrojtjes, ku ishte vetëm kapiteni Di Lorenzo, napolitanët kanë afruar edhe polakun Bereszynski, i cili prej disa sezonesh është pjesë e Sampdorias në Serinë A.

Mbrojtësi 30-vjeçar e njeh mirë kampion atin Italian, pasi luan atje prej 2017-ës, ndërsa në fillim të janarit do të vihet nën urdhrat e Spallettit, në një operacion shkëmbimi me të riun e talentuar Zanoli.