Klubi i Napolit është shumë aktiv në tregun e merkatos. Skuadra napolitane ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm.
Sipas asaj që raporton “Tuttosport” , midis emrave në listën e drejtorit sportiv Cristiano Giuntoli është edhe futbollisti kosovarë Milot Rashica.
“Të kaltrit” janë interesuar edhe më parë për sulmuesin e Werder Bremen, por tashmë janë hedhur hapa konkret.
Sipas medias italiane, Giuntoli ka takuar së fundmi agjentin e futbollistit kosovarë, Altin Lalën.