Situata te Vllaznia e femrave duket se nuk ajo e duhura. Pas perjashtimit nga Kupa dhe largimit te lojtares se saj kryesore- Megi Doçi, vjen nje tjeter largim.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se edhe sulmuesja tjeter Maria Bashka ka lene Shkodren dhe ka kaluar ne kampionatin grek te futbollit, aty ku eshte bere pjese e ekipit AGS ASTERAS TRIPOLIS.

23 vjeçarja shqiptare ne fakt ka lindur e eshte rritur ne Greqi, ku dhe ka luajtur me disa skuadra, megjithate sa i takon kombetareve, ka zgjedhur te luaje per Shqiperine me te cilen ka zhvilluar disa ndeshje.

Nderkohe sa i takon largimit te saj, ende nuk eshte e qarte nese ka kerkuar vete te largohet apo ka nje vendim te drejtuesve te klubit, megjithate realiteti eshte se tani kjo lojtare nuk eshte me pjese e Vllaznise.

E ndersa deri tani jane dy largime nga skuadra, ende nuk ka asnje perforcim dhe kjo padyshim qe ve ne pikepyetje edhe objektivat e ketij ekipi sa i takon kampionatit dhe mbrojtjes se titullit kampion. Problemet e krijuara nga vendimet e Komisionit te Disiplines, vazhdojne te reflektojne negativisht tek skuadra e cila ka bere historine e futbollit te femrave ne vendin tone./SHKODRA-SPORT.COM/